Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD çon “avokatin” në Kushtetuese/ Dërgon padi për zgjedhjen e Endrit Shabanit

schedule13:21 - 12 Janar, 2026

schedule 13:21 - 12 Janar, 2026

Firmat e demokratëve dhe votat e socialistëve për Endri Shabanin, qe e çuan në zyrën e Avokatit të Popullit, kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Kaosi që parapriu zgjedhjen e tij, erdhi nga dy qëndrimet që mbajti PD, deputetët e së cilës fillimisht i dhanë firmën, por më pas kërkuan tërheqjen e tyre. PD ishte e paqartë edhe për dërgimin e cështjes në Kushtetuese, ku u duk se pati dy grupime në PD, për ta cuar apo jo, por tashmë zyrtarisht dokumenti është në gjykatë.

Demokratët kanë cituar disa nene të Kushtetues, duke e vlerësuar zgjedhjen e tij anti-kushtetuese dhe për të kërkuar konstatimin e papajtueshmërisë. Kërksa u bë fillimisht në Komisionin e Ligjeve, po ashtu dhe në seancë parlamentare.



Po ashtu, PD si akt final, kërkon prej Kushtetueses shfuqëzimin e vendimit të Parlamentit të Shabanit.

Deri në shqyrtimin në themel, nëse Kushtetuejsa do e vlerësojë për kalim në seancë, opozita këkron dhe pezullimin e zgjedhjes së Shabanit.

Fillimisht, demokratët e mbështetën Shabanin me firma por rrugës i tërhoqën ato, gjë që nuk iu pranua prej socialistëve dhe e kaluan në votim, duke i dhënë 85 kartona jeshil.

Por sipas PD tërheqja e firmave ka ndodhur edhe në korrik 2022 dhe në atë kohë PS-ja e pranoi.

Tani pritet që të shihet se çfarë do bejë Gjykata Kushtetuese. Çështja fillimisht do shqyrtohet nga Kolegji i gjykatësi i  cili me pas do vendosë, nëse do ta kalojë apo jo çështjen në shqyrtim, si dhe cfarë do të bëjë me kërkesën paralele të PD, të pezullimit të Shabanit nga detyra, deri në marrjen e një vendimi në themel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!