Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern kthehet me goleadë/ Bavarezët fitojnë 8-1 kundër Wolfsburg ndeshjen e parë të vitit

schedule12:03 - 12 Janar, 2026

schedule 12:03 - 12 Janar, 2026

Bayern Munich ka nisur me një festival golash vitin e ri në Bundesligën gjermane.

Bavarezët festuan një fitore të ekzagjeruar 8-1 kundër Ëolfsburg, duke konfirmuar edhe një herë supermacinë e tyre.

Sfida në “Allianz Arena” kishte pak histori, me miqtë që rezistuan deri në minutën e 13-të, kur Pejçinoviç barazoi rezultatin, pas autogolit të të Fisher, që I kishte dhënë epërsinë e shpejtë të zotëve të shtëpisë.



Në minutën e 30-të, Luis Diaz ktheu edhe një herë avantazhin e Bayern, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë.

Pas pushimit, kampionët gjermanë e kthyen ndeshjen në një goleadë të vërtetë, duke shënuar edhe gjashtë gola të tjerë.

Dy herë Olize, autogoli i Jenz, Guerrero, i zakonshmi Harry Kane dhe në fund Goretzka vulosën fitoren e madhe të Bayern Munich, që kërkon të mbyllë sa më shpejt mbrojtjen e titullit.

Por kjo është vetëm çështje kohe dhe matematike, pasi bavarezët kryesojnë bindshëm tabelën e renditjes, ndërsa pas 16 javëve të luajtura në këtë sezon kanë 44 pikë, 11 më shumë se ndjekësit më të afërt të Borussia Dortmund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!