Shqipëria do të prodhojë energji elektrike nga era. Projekti pritet të realizohet nga kompania e mirënjohur amerikane CWP në Tropojë dhe do të ketë një kapacitet prodhues prej 600 megavator energji elektrike. Zv.kryeministrja Belinda BAlluku tha se këto projekte synojnë një ekonomi të qëndrueshme ndërsa në proces janë 1.5 miliardë euro investime private. Ky projekt pritet të rrisë prodhimin e energjisë në vend dhe uljen e varësisë nga reshjet.
Shqipëria do të ketë një park eolik i cili do të prodhojë energji elektrike nga era. Projekti do të realizohet nga kompania amerikane CWP dhe do të ketë një kapacitet prodhues të energjisë deri në 600 megavator. Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se ky projekt është i rëndësishëm drejt një ekonomie të qëndrueshme ndërsa deri më tani janë realizuar rreth 1.5 miliard euro.
Për shkak të prodhimit të energjisë së pastër që nuk ka efekte në mjedis Shqipëria e ka zero taksën e karbonit
Për kreun e qeverisë Shqipëria së shpejti synon të kthehet në një vend sovran energjetik duke e rritur prodhimin e energjisë së rinovohem deri ën 30%.
Sektorin e energjetik e cilësoi një histori suksesi e cila konfirmohet edhe nga fakti se asnjë kompani serioze nuk ka pasur rezerva për procedurat tenderuese
Sistemi energjetik në vend ka pasur një përmirësim të ndejshëm të treguesve. Humbjet në rrjet u ulën në 16.9 % nga mbi 45% që ishin në 2013 ndërsa arkëtimet rezultojnë 100%./abcnews.al


