Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jeta e egër në objektiv/ Myftiu: Fotografia pasqyra më e mirë psikologjike për analizën e situatës

schedule13:41 - 9 Janar, 2026

schedule 13:41 - 9 Janar, 2026

Për Burim Myftiun, fotografia nuk është thjesht një aparat që kap momentin, por një mënyrë për të depërtuar në shpirtin e njeriut dhe për të dëshmuar historinë. Në studion e Pas Mesnatë ai shprehet se Nuk është aparati që bën fotografinë, por shpirti i artistit, duke përshkruar qasjen e tij unike ndaj artit vizual.

Artisti filloi udhëtimin e tij në vitet ’80, në studion e Veton Nukullarit në Prizren, ku sic shprehet ëndrra ime për të bërë art me fotografi mori formë.

Qëllimi im është të plazmoj identitetin shqiptar me forcën e fotografisë.” thotë Myftiu.



Një pjesë e rëndësishme e veprës së tij janë seritë konceptuale me manekine, të cilat përdoren për të shprehur dhunën dhe absurdin e luftës. “Manekinet e dhunuar janë mënyra ime për të treguar dhimbjen e përjetuar,” shpjegon Myftiu. Ai ka krijuar mijëra fotografi të këtij lloji gjatë 15 viteve, duke ndjekur gjurmët e manekineve kudo që shfaqeshin. Për artistin, “të shprehi foto është obsesion.”

“Arti i mirë ndihet nga vizitorët, pavarësisht njohjes së fushës,” thotë Myftiu, i cili thekson se mesazhi i tij nuk është vetëm kritik, por edhe edukues: “Lufta është absurde, duhet të falim, por jo të harrojmë.”
Përveç punës artistike, Myftiu ka jetuar edhe në Amerikë si pedagog dhe fotograf, duke ndarë njohuritë e tij me gjenerata të reja. “Bashkëshortja ime më ndihmon duke mësuar fëmijët e emigrantëve shqip,” tregon ai, duke lidhur pasionin artistik me jetën personale. Një tjetër dimension i rëndësishëm i veprës së tij lidhet me ekspozitat që ngjallin ndërgjegjësim për të zhdukurit e luftës. “Ulerinë dhimbja në shpirtin e familjarëve për 1,600 të zhdukur, pa varre. Prej 20 vitesh hulumtoj gjendjen hipnotizuese të tyre,” thotë Myftiu. Fotografia, sipas tij, nuk është vetëm pasqyrë e jashtme, por një reflektim i thellë i shpirtit dhe historisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!