Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama jep lajmin: Së shpejti do kemi e-Albania 2.0, shërbime të reja për qytetarët

schedule12:34 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 12:34 - 30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti, në janar apo shkurt të vitit 2026, do ketë përditësime në platformën e-Albania.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se do të dalë versioni e-Albania 2.0, ku do të ketë shërbime të reja për qytetarët.

Rama shtoi se kjo është falë punës së AKSHI.



“Rrini, prisni se shumë shpejt në janar, shkurt, do të dalim me e-Albania 2.0, falë AKSHI. Do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem për shqiptarët. Prandaj shqiptarët votojnë PS. Prandaj shqiptarët e votojnë masivisht PS. Jo janar, jo shkurt. Në 2029, do llafosemi prapë. “, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!