Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh. Ekonomia në rritje, shtohen bizneset

schedule11:13 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 11:13 - 30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e fundivitit përballë gazetarëve, teksa bëri bilancin për vitin 2025.

Rama u shpreh se rritja ekonomike ishte rreth 4 përqind, teksoi shtoi se pati rritje të pagave dhe pensioneve.

Kreu i qeverisë deklaroi se është shtuar numri i bizneseve dhe se borxhi publik është në ulje.

“Ju falenderoj për të gjithë vitin për të gjitha punët, përpjekjet, pritjet tuaja të gjata në dyert e institucioneve apo të arenave të jetës politike. Më lejoni ta nis me një lajm që mora para pak. Instituti amerikan CATO, institut i mirënjohur dhe që publikon edhe indeksin e indekseve, lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike, Shqipëria ka një pozicion shumë inkurajues, është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm. Vetëm e 9 në pjesën e Europës Lindore. Sa i përket lirisë ekonomike, renditet para vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia, edhe për lirinë njerëzore, në lirinë ekonomike është shumë më mirë. Është pasqyrë pozitive. E shfrytëzova ta ndaj si një lajm të mirë për Shqipërinë. Me të dhëna shumë pozitive dhe inkurajuese, parashikohet të mbyllet me një rritje ekonomike pothuaj 3.9 përqind, thuajse 4 përqind. Thuajse më e larta në këtë pellg ku ndodhemi në kontinentin tonë. Bizneset e reja janë shtuar me 20 përqind, investimet e huaja, në tremujorin e tretë kanë pasur rritje 10 përqind, stoku i investimeve të huaja është domethënëse dhe më i lart, mbi 10 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm. Paga mesatare ka rezultuar 833 euro, rritje domethënëse. Kemi pak ditë të hyrjes në fuqi të rritjes së pagës minimale në 500 euro.

Kontributet për këta punonjës, për 9 muaj do të paguhen nga punonjësit. Nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i radhës i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri, nis edhe rritja e vazhdueshme e pensioneve. Kjo është e gjitha e parashikuar në planet financiare të qeverisë. Nga janari, pensionet do të rriten përtej indeksimit. Indeksimi nuk është rritje e pensionit, por mekanizëm që lidhet me çmimet. Rritja që do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti. Kemi të dhëna edhe në arsimin profesional, ku kemi arritur në afro 20 përqind të arsimit të mesëm, duke shënuar rezultat të ri pozitiv. Punësueshmëria e nxënësve të arsimit profesional është hsumë e lartë. Në 2024, kemi pasur 63 përqind të të punësuarve. Buxheti për arsimin profesional është rritur ndjeshëm dhe do të rritet në vitin e ardhshëm. Reforma e strehimit social, për të hapur epokë krejt të re, për të rritur numrin e përfituesve. Sa i përket borxhit, kemi vazhduar të kemi ulje të borxhit, edhe këtë vit borxhi ulet.”, theksoi ai./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!