Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkesa e SPAK, shqyrtimi në shkurt/ Edi Rama vendos “vijën e kuqe” edhe për masat e arrestit

schedule10:07 - 21 Dhjetor, 2025

schedule 10:07 - 21 Dhjetor, 2025

TIRANË- S’ka shqyrtim të kërkesës së SPAK, para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama paralajmëron se mazhoranca socialiste nuk do të nxitohet në Këshillin e Mandateve për kërkesën për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Balluku, pa përfunduar më parë betejën në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar, për masën e parë, pezullimin nga detyra.

“Nuk ka asnjë gjasë që ne, shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi, ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët, që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë, erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon.”

Rama e konsideron nxitim kërkesën e dytë të SPAK për heqjen e imunitetit, ndërkohë që s’ka përfunduar ende gjyqi për masën e parë.

“Pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që, si fillim, jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar, ku gjykata më e lartë e vendit duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.”

Referuar një raporti të Këshillit të Europës, kryeministri Edi Rama ngriti alarmin e masave të arrestit dhe paraburgimit në Shqipëri.

“Gjykatësit kanë tendencën ta trajtojnë paraburgimin si opsionin e parë, atë të shumëdëshiruarin dhe jo si mjetin e fundit, duke i shpërfillur rëndom masat e tjera dhe, shtoj, duke i mbushur burgjet me më shumë persona të padënuar se sa të dënuar, çka e bën Shqipërinë një vend krejtësisht original në brutalitetin e vet.”

Për herë të parë zbuloi edhe pse votoi Endri Shabanin për Avokat Populli.

“Ky zotëria ishte i vetmi me një sy mes ca qorrave të ububushëm dhe sapo panë që ne. Endri Shabani ka thënë shumë gjëra kundër nesh e kundër meje personalisht sa të duash, por ne e zgjodhëm si kandidat të opozitës, duke respektuar parimin e ndjekur edhe më parë, pavarësisht se këtë herë i kishim edhe mbi 84 votat e nevojshme.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!