Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritol makinës në Selitë/ Tiranë, pronari i mjetit, Dritan Jano: Nuk kam konflikte me askënd

schedule11:52 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 11:52 - 19 Dhjetor, 2025

Një sasi e vogël eksplozvivi, iu vendos gjatë natës makinës së Dritan Janos, pranë nën stacionit elektrik në Selitë të Vogël.

Nga shpërthimi që ndodhi në orën 3 të mëngjesit, makina e 39-vjecarit Dritan Jano e cila ishte e parkuar në oborrin e banesën e tij në rrugën Gjerasim Qirjazi, ka pësuar dëmtime të mëdha, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

39-vjecar1, para hetuesve ka thënë se gjatë momentin të shpërthimit ka qënë me familjarët e tij brenda banesës, ndërsa edhe pse ka dalë jashtë me shpejtësi nuk ka mundur që të pikasë autorët. Më tej në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, Dritan Jano ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë dhe se nuk e di kush mund ta ketë sulmuar makinën e tij me tritol. Ndërkohë në kamerat e sigurisë të administruara nga policia, shfaqen dy persona të maskuara, ku një prej tyre afrohet dhe hedh sasinë e  tritolit.

Në sekdarët e policisë Dritan Jano, rezulton I pastër dhe pa precedent penal të mëparshëm. Dritan Jano, është nipi I prokurorit të dal në pension Thoma Jano.

Pista kryersore e hetimit, është ajo e ndonjë konflikti të fundit që mund të ketë pasur 39-vjecari, pavarëisht se ai ka mohuar një gjë të tillë. Një tjetër pistë ku është shtrirë hetimi, është puna që bën bashkëshorja te Janos, e cila është një nga administratorët në Agjencinë e Pasurivie të Sekuestruarua të krimit, pranw Ministrisw sw Brendshme.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!