Kaos, dhunë dhe punë.
Kjo ishte panorama këtë të enjte në kuvend, i cili u mblodh për herë të fundit për këtë vit.
Pa nisur ende punimet, demokratët zaptuan sallën duke bllokuar karriget e ministrave.
Kjo detyroi Niko Peleshin të nisë seancën plenare me vonesë.
Kryeparlamentari nuk i shpëtoi sulmeve të opozitës të cilët hodhën shishe me ujë në drejtim të tij dhe kabinetit qeveritar.
Mes zhurmës dhe kaosit, Endri Shabani hyri në parlament, jo si deputet, por për tu betuar si avokat populli dhe për ti dhënë lamtumirën e fundit politikës. Për ata që e mbështetën me firma, si gjest të fundit, ai la një puthje.
Kaq mjaftoi. Demokratët përshkallëzuan aksionin duke ndezur flakadanë dhe konfrontuar fizikisht me gardën e republikës.
Si në jo pak raste, sërish protagonistët të njëjtët. Këlliçi, Noka dhe Balliu. Këta dy të fundit, Peleshi I përjashtoi nga seanca.
Sali Berisha provokonte socialistwt, por ata e pyetwn, si do ia bwjw me Salianjin?
Ku e ke salianjin?
Aha, atë ju a kam falur me të dyja duart, mbajeni, ja ua kam falur bashkë me të shoqen po deshët
As zhurma dhe as dhuna nuk e pengoi shumicën. Socialistët vijuan punën sipas axhendës duke miratuar tetë projektligjet në rendin e ditës dhe zgjedhur Lantona Sado, drejtore të Institutit të Statistikave. Ndërsa përpjekja e opozitës, për ta, skenar i përsëritur.
Po kujtoja sot plot tetë vite më parë në të njëjtën datë më 18 dhjetor 2017, e njëjta pamje në Kuvendin e Shqipërisë. Atë ditë zgjidhej Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku. Sot pas 8 vjetësh në të njëjtën datë bënte betimin Avokati i Popullit, Endri Shabani, një kandidat i propozuar eksluzivisht me firmat e PD, mes tyre udhëheqës të lartë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. E njëjta situatë sot pas 8 vjetësh, ripërsëritur.

