Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: SHBA kërkon të krijojë “zonë të lirë ekonomike” në Ukrainën lindore

schedule07:51 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 07:51 - 12 Dhjetor, 2025

SHBA-ja ka propozuar që disa pjesë të rajonit lindor të Ukrainës, të Donbasit, të cilat kontrollohen ende nga forcat e Kievit, të krijojnë një “zonë të lirë ekonomike” sipas planit të paqes që po përpunohet, thanë sot zyrtarët e përfshirë në bisedime.

Rusia e quan këtë një “zonë të demilitarizuar”, u tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gazetarëve në Kiev.

“Kompromisi është që pala ruse të mos avancojë në këtë zonë”, shtoi ai.

“Nëse njëra palë tërhiqet, siç u është kërkuar ukrainasve, pse pala tjetër ndërluftuese nuk tërhiqet në të njëjtën distancë në drejtimin tjetër?”, tha Zelensky.

“Gjithashtu, mbetet e paqartë se si do të administrohet – e ashtuquajtura “zonë e lirë ekonomike” –  dhe si mund të pengohet avancimi i Rusisë, ndoshta me trupa me veshje civile”, tha presidenti ukrainas.

Ukraina, aktualisht kontrollon ende rreth 30% të rajoneve lindore të Ukrainës, Luhanskun dhe Donetskun, të njohura si Donbasi.

Zelensky konfirmoi gjithashtu se në këmbim, plani parashikon tërheqjen e ushtrisë ruse nga rajonet si,  Sumy, Kharkivi dhe Dnipropetrovsku.

“Për rajonet jugore të Ukrainës, Zaporizhia dhe Khersoni, është planifikuar një ngrirje përgjatë vijës aktuale të frontit”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!