Majlinda Bregu është shfaqur sot në krah të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic si edhe kryeministrave Zaev dhe Rama. Bregu shoqëronte liderët rajonale gjatë një vizite në zonat e dëmtuara nga tërmeti në Golem të Durrësit.
Bregu është drejtuesja aktuale e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një institucion i Bashkimit Europian për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.
Në fund të vizitës në këto zona, Bregu u takua përzemërsisht edhe nga ministri Blendi Klosi duke treguar kështu se i kanë tejkaluar rivalitetet politike. Duhet theksuar se Bregu u mbështet nga qeveria aktuale për të marrë drejtimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. /abcnews.al