Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi “pushton” edhe Amerikën/ Kampion në SHBA, pasi doli kampion në Spanjë dhe Francë

schedule13:37 - 7 Dhjetor, 2025

schedule 13:37 - 7 Dhjetor, 2025

Nuk është se duhej të tregonte kush ishte. Lionel Mesi prej kohësh e ka fituar vendin e tij në majën më të lartë të futbollit botëror e shumëkush e cilëson më të mirin e të gjitha kohëve.

Po ashtu, ka fituar trofe më shumë se gjithkush dhe nuk kishte nevojë për titullin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi, një kampion dëshiron gjithmonë të fitojë, dhe argjentinasi I madh e deshi edhe këtë titull.

Më në fund, e fitoi.

Kjo, pasi shërbeu dy asiste në finalen e vështirë të Ligës Profesioniste Amerikane, mes Interit të Majemit dhe Vankuverit.

Edhe pse sfida u luajt në stadiumin e Majemit, me shumicën e tifozëve që kishin fanelën e Mesit me numrin 10, sërish kanadezët ishin lart se mund të kishin fituar.

Për fatin e vendasit, Mesi shërbeu dy asistë në shifrat 1-1, dhe fitoi ndeshjen.

Rodrigo De Paul në 71’ dhe Ajende në të gjashtën shtesë fiksuan shifrat 3-1, pasi Okampo kaloi Majemin përpara me autogol, dhe Ahmed barazoi për Vankuverin.

Ishte dita emocionuese edhe për lënien e futbollit nga dy legjenda të Spanjës, Sergi Buskets e Zhordi Alba, por edhe ajo e kurorëzimit të Mesit.

Magjistari I topit ka tani 45 trofe në karrierë, që bëhen 47 nëse llogariten titulli olimpik dhe ai botëror U20 me Argjentinën.

Ai është kampion në Spanjë me Barcelonën, në Francë me Paris SG, dhe tani edhe në Amerikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!