Janë 15 viktimat e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e reshjeve të dënorës dhe ngricave. Shtetet më të goditura janë ato në juglindje të vendit ku zyrat publike dhe shkollat kanë qëndruar mbyllur.
Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë blokuar disa shtete në juglindje të Shteteve të bashkuara të amerikës sin ë Luiziana, Karolinë e veriut dhe Xhorxhia, duke shkaktuar të paktën 15 viktima. Mes tyre dhe dy fëmijë, një tetë muajsh dhe një 6 vjec. Më shumë se 400 fluturime janë anuluar, në pjesën më të madhe pë rata që do niseshin nga aeroportet e Atlantës dhe Karolinës së Veriut.
Autoritetet amerikane kanë këshilluar banorët të mos lëvizin me automjetet e tyre. Në shumë zona rrugët janë bllokuar dhe zyrat publike e shkollat janë mbyllur. Me mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë. Guvernatorët e Xhorxhias, Karolinës së veriut dhe Luizianës shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Guvernatori I KArolinës së veriut deklaroi se stuhia ka shkaktuar të paktën 1600 aksidente rrugore.
Një situatë metereologjike kjo që për ekspertët ishte e pamundur të paralajmërohej për arsyen se reshjet e dëborës në këto kohë janë të zakonshme për zonat e prekura. Gjendja më e vështirë është në Luizianë ku shumë tubacione të ngrira kanë shpërthyer.
Banorëve në Nju Orlins iu është kërkuar që të kufizojnë përdorimin e ujit si dhe të ziejnë atë para përdorimit./abcnews.al