Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipërisë i qofshim falë”, Ahmeti në Ditën e Flamurit: Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim, të bashkuar në Europë!

schedule10:44 - 28 Nëntor, 2025

schedule 10:44 - 28 Nëntor, 2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Ditën e Flamurit tha se duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjmë dhe çdo gjë që themi.

Ai tha se të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030.

Ahmeti u shpreh gjithashtu se të gjithë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me ShBA dhe BE.

“Një komb, një gjuhë, një flamur 🇦🇱, një qëndrim, të bashkuar në Europë.
Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi.
Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030.
Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me 🇺🇸 dhe 🇪🇺.
Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin europian.
Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë.
Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit 🇦🇱 dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria.
Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!