Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Gjuha shqipe në RMV një rrezik i vërtetë”, Ali Ahmeti: Pa shqiptarët Maqedonia e Veriut i ka ditët e numëruara

schedule14:14 - 14 Prill, 2026

schedule 14:14 - 14 Prill, 2026

TIRANË- Për Ali Ahmetin Maqedonia e Veriut ka ardhmëri, bashkëjetesë, bashkëqeverisje, vetëm me shqiptarët, pa shqiptarët, shtoi ai Maqedonia e Veriut nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara.

Në fjalën e tij në samitin IV të Diasporës, Ahmeti u ndal gjithashtu edhe në debatin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni është një rrezik i vërtetë duhet t’i dalim zot të gjithë gjuhës që e flasim të gjithë. Gjuha shqipe në Maqedoni me marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar dhe të garantuar nga SHBA me përfaqësues të dërguarin e Bush, është nënshkrues dhe BE, është garantues NATO, dhe ne e kemi besuar në autoritetin e SHBA, BE dhe NATO-s.



Kemi pranuar marrëveshjen në Ohër, kemi punuar bashkërisht. Suksesi i marrëveshjes së Ohrit, nga simbolet kombëtare, arsimi në gjuhën shqipe e folura në administratë e gjuhës shqipe, dhe përfundimi ligjit të gjuhës shqipe që e flasin mbi 20 % e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së atëhershme që ishte Republikë jugosllave, gjithashtu është gjuhë zyrtare si edhe me alfabetin e tij.

Çdo koment tjetër që mund të bëhet, është vetëm për të gërryer përfundimisht marrëveshjen e Ohrit dhe për t’i ndryshuar karakterin kësaj marrëveshje ndërkombëtare . Përgjegjësinë e kemi të përbashkët Uashington, Bruksel, NATO, forcat politike shqiptare, forcat politike maqedone. Maqedonia ka ardhmëri, bashkëjetesë, bashkëqeverisje, vetëm me shqiptarët pa shqiptarët Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara.” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!