FIER- Një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier është përfshirë nga flakët. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar një fëmijë dy muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën
“referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

