Telenovela e Erling Braut Haaland duket se është drejt fundit. Sulmuesi norvegjez që shkëlqeu në Champions League me fanellën e Red Bull Salzburg, ka kohë që është në qendër të merkatos dhe e kërkon gati gjysma e Europës.
19-vjeçari më në fund e ka bërë zgjedhjen e tij dhe siç raporton website norvegjez ‘Aftenbladet’, Haaland ka udhëtuar së bashku me babain e tij drejt Manchesterit për të biseduar me ‘djajtë e kuq’.
Manchester United është një nga klubet e para që ka shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit. Në disa ndeshje të Championsit, trajneri Solskjaer dërgoi vëzhgues të tij për ta ndjekur nga afër talentin dhe tashmë duket se dhe Haaland është i bindur për zgjedhjen e tij. /abcnews.al