Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet seanca praprake për Erion Veliaj/ Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet

schedule12:51 - 17 Nëntor, 2025

schedule 12:51 - 17 Nëntor, 2025

Gjatë zhvillimit të seancës në Gjykatën e Posacmë, për kalimin apo jo në gjykim të dosjes ndaj Erion Veliajt, ky I fundit ka kërkuar t’i vihet në dispozicion një kopje fizike e akteve hetimore dhe gjetjeve të SPAK, në mënyrë që të ketë mundësi për të përgatitur mbrojtjen.

Po ashtu Veliaj nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës ka kërkuar që ti vendoset në dispozicion një kompjuter në paraburgimin e Durrësi, në mënyrë që të lexojë materialet në USB që u është dorëzuar mbrojtësve ligjor. Gjatë kësaj seancë dy biznesmene te perfshire ne kete hetim, kanë kërkuar pushimin ndërsa më herët, edhe biznesmeni Elman Abule ka paraqitur kërkesë për pushimin e çështjes, ose në alternativë, gjykim të shkurtuar.

Pas këtyre kërkesave, Seanca paraprake për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë u shty për më 2 dhjetor. Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK, më 10 shkurt të këtij viti.  Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet nga SPAK për disa vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Nga gjetjet e SPAK, rezulton se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv. SPAk thotë se , në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Të përfshirë në këtë dosje janë janë edhe 28 persona të tjerë, biznesmenë si dhe biznese.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!