Kombëtarja shqiptare ka shënuar një arritje historike, duke triumfuar ndaj Andorrës me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe duke siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në Play-Off-in e Kupës së Botës.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh urimi për ekipin kombëtar, duke theksuar krenarinë për këtë sukses të madh: “Ec aty shqipe, krenarë për kuqezinjtë!”

