Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Peshkatari kap një ton 20 kilogramësh në gjirin e Vlorës

schedule17:03 - 12 Nëntor, 2025

schedule 17:03 - 12 Nëntor, 2025

Një peshkatar në Vlorë ka arritur të kapë një peshk të llojit ton në ujërat e gjirit të qytetit. Sipas dëshmitarëve, peshkatari e ka vrare peshkun, i cili peshonte rreth 20 kilogramë, me shtizë, një mënyrë jo shumë e zakonshme për këtë zonë.

Pas kapjes, ai është parë teksa e mbante peshkun në krah dhe kalonte përgjatë shëtitores së Vlorës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Peshku ton është një specie që rrallëherë gjendet në gjirin e Vlorës, çka e bën këtë kapje mjaft të veçantë për peshkatarin dhe për zonën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!