EMRAT/ “Tërmet” në policinë e Elbasanit, pezullohen 10 funksionarë të lartë

schedule15:38 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 15:38 - 19 Dhjetor, 2019

Dhjetë punonjës të policisë së Elbasanit dhe të Librazhdit janë pezulluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe të Ankesave.

Kjo masë është ndërmarrë për shkak se efektivët e policisë akuzohen për shpërdorim detyre duke lejuar kultivimin e kanabisit në disa zona të Librazhdit.

10 efektivët e pezulluar në Drejtorisë së Policisë së Elbasanit janë:

-Shefi i komisariatit të Librazhdit Bedri Hasanaj,

-Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan Adriatik Huti,

-Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd Leonidh Zaimi.

Ndërkohë janë pezulluar gjithashtu edhe 7 specialistë të tjerë të hetimit të krimeve të akuzuar për shpërdorim detyre.

Pezullimi i tyre ka ardhur si pasojë e mos ushtrimit të detyrës së tyre kundër  veprave penale siç është ajo e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas policisë nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

“SHÇBA ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masave të sigurisë për 10 punonjës të policisë në Drejtorinë Vendore Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd. Kjo në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjykata ka caktuar për ta, masën e sigurimit ndalues ndaj personit në hetim “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si person i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, konktretisht për:

– K/komisar B.H., 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;

– K/komisar A.H., 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

– Komisar A.K., 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– Komisar L.Z., 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

– N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

– N/komisar Y.Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

– Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

– Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

– Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike.

SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin 08009090 çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë”, shkruan Policia në njoftimin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!