Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për 21 janarin/ SPAK thërret Sali Berishën

schedule14:14 - 10 Nëntor, 2025

schedule 14:14 - 10 Nëntor, 2025

TIRANË- Prokuroria e Posaçmë SPAK, ka thirrur të premten me datë 14 nëntor, ish kryeministrin Sali Berisha, për ta pyetur lidhur me krimin e ndodhur më 21 Janar 2011, ku katër protestues u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga plumbat e Gardës së Republikës.

Berisha është thirrur nga prokurori i Posacëm Alfred Shehu, në cilësin e personit që ka dijeni për çështjen, ndërsa SPAK, në procedimin që ka regjistruar e cilëson ngjarjen e 21 Janari “Krim Shtetëror”.

Fletëthirrja për ish-kryeministrin është dërguar në tre adresa zyrtare: në banesën e tij, në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në selinë e Partisë Demokratike, për t’u siguruar që ai të njoftohet në kohë.

Sipas  të dhënave nga SPAK, Berisha duhet të paraqitet të premten, në orën 10:00 të paradites, në ambientet e SPAK-ut në Tiranë.

Pas ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, Sali Berisha ishte njeriu I fundit I zinxhirit që duhej të thirrej nga SPAK për tu marra në pyetje lidhur me 21 Janarin, ngjarje tw cilwn edhe vetw Berisha e ka cilwsuar“krim shtetëror”, pa dashje.

Organi i Akuzës në korrik 2024 regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, për  veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe  “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Procedimi erdhi pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve pas kallëzimit te bërë nga familja Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha  ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi se urdhëruan të qëllohej me armë ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Ishte Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve të SPAK.  në vendim thuhej se hetimet ishin penguar nga qeveria e kohës dhe specifikisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimet e ngjarjes duhej të përfshinin zinxhirin komandues të Gardës së Republikës dhe jo vetëm oficerët që hapën zjarr.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën dhjetra protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi ish komandantin e Gardes Ndrea Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Gardistin Agim Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia.

Ndërkohë vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e te personave të tjerë, mbeten  pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me radhë në kërkim të provave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!