Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“OSHEE Charge hap i domosdoshëm”, Balluku zbulon ku ndërtohet pika e parë dhe çmimet për bizneset

schedule11:33 - 10 Nëntor, 2025

schedule 11:33 - 10 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot projektin “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm

Balluku tha se pika e parë do të ndërtohet pranë TEG në drejtim të Farkës, ndërsa cmimi I energjisë do të ndryshojë vetëm për bizneset, jo për ata që karikojnë mjetet e tyre pranë banesave

“Ndërkohë do të ndaloja te produkti i ri, duke ndjekur filozofinë e inovacionit, frymën e qeverisë, sot jemi këtu për të lancuar një produkt të ri. OSHEE Charge, është një hap i domosdoshëm. Rrjeti aktual i pikave të karimit është ende i kufizuar në tiranë, duke lënë boshllëqe të mëdha sidomos në zonat turistike. Kuadri ligjor krijon ambiguitet. Është shumë e qartë se legjislacioni ekzistues nuk lejon rishitjen për asnjë tipologji biznesi.

Është prodhuar një treg ipakontrolluar, ku energjia e blerë me 14 lekë rishitet me 40-60 lekë. Sot 254 pika karikimi, me tendencë rritje. Pritet të ketë një konsum 14 milionë kilovat orë në vitet e ardhshme. Për të siguruar konkurencë të ndershme është miratuar një cmim i vecantë për flotën elektrike prej 22 lekë për kilovat orë, të gjitha këto për subjektet e karikimit. 22 lekë do të blihet energjia nga tregtarët privatë. Nxisim rritjen e flotës elektrike, konsumatorët familjarë do karijojnë mjetet e tyre pranë banesave me të njëjtin cmim që paguajnë energjinë.

Ky rregullim synon të vendosë në treg një barazi. Nga ana tjetër OSHEE është pozicionuar më mirë se kushdo, sigurojmë cmime konkuruese, shërbim të qendrueshëm. Energjia do të vijë nga OSHEE nga burimet e rinovueshme.

Pika e parë nga TEG në drejtim të Frakës, do të ketë 10 kulla karikimi fast charger ku mund të karikohen për pak minuta 20 makina. Gjithë korpusi I ndërtuar rreth kësaj pike inovatore karikimi është një vend rekracioni innovator. Gjithashtu ka edhe pjesë të tjera që janë të parashikuara për familjet apo moshat e reja për të mos humbur asnjë moment gjatë kohës që presin karikimin e mjetit. Ky projekt është model I qëndrueshmërisë ekonomike dhe energjitike. Synojmë në Tiranë të ngremë edhe 3 pika të tjera.

Është shembulli më i mirë se si një kompani shtetërore mund të ndikojë edhe në mirëqenien sociale. OSHEE është shembulli se si një kompani e zhytyr në borxhe në 2013 arrin të nxjerrë në treg produkte të reja që përvec aspektit të financave të kompanisë, edhe për vendin.” – u shpreh Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!