VIDEO/ U bë e famshme me “kërpëratën”, si u “hakmor” mbrëmë Majlinda Halilaj ndaj mediave

schedule11:35 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 11:35 - 19 Dhjetor, 2019

Socialistët nuk ishin vetëm mbrëmë teksa votonin dy ligjet e të ashtuquajturës paketa anti-shpifje. Votave të socialistëve i bashkuan edhe ato të disa deputetëve të opozitës, të cilët gjithashtu shprehen zell në sallë për shtimin e elementëve të censurës qeveritare ndaj medias.

Abcnews.al ka siguruar tabulatin e ligjit për ndryshimet në AMA, e cila i jep kompetenca të zgjeruara Këshillit të Ankesave të këtij institucioni në varësi të qeverisë që të gjykojë mbi përmbajtjen duke dënuar dhe marrë vendime sikur të jetë gjykatë në dëm të mediave.

Mes deputetëve të opozitës që mbështetën ligjet e socialistëve janë edhe Majlinda Halilaj, Selami Jenishehri dhe Ervis Mecoi nga PD, si dhe Eugen Bojaxhiu, Ediola Braha, Ramazan Gjuzi, Aurora Mara, Nimet Musai dhe Edmond Stojku nga LSI.

Halilaj u bë e famshme për publikun me fjalimin e vjedhur të Jorida Tabakut duke e lexuar gjithashtu keq, gjë e cila e bëri objekt të komenteve të shumta në mediat online dhe rrjetet sociale.

 

Madje, kjo e fundit duartrokiti mbrëmë në Kuvend kur pa që ligjet u miratuan.

Vlen të theksohet fakti se ndërkohë që deputetët e opozitës parlamentare mbështesnin maxhorancën në ligjet në fjalë, një ish-ministër si Ditmir Bushati abstenoi në të gjitha rastet duke mos iu bashkuar Grupit Parlamentar të PS.

Deputetët e opozitës që votuan pro paketës anti-shpifje

1- Majlinda Halilaj PD
2- Eugen Bojaxhiu LSI
3- Ediola Braha LSI
4- Ramazan Gjuzi LSI
5- Selami Jenishehri PD
6- Aurora Mara LSI
7 Ervis Meco PD
8- NImet Musaj LSI
9- Edmond Stojku LSI . /abcnews.al