Kombëtarja shqiptare përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë, në transfertë, në ndeshjen e fundit të Grupit C1, e programuar për të dielën, më 15 nëntor.
Takimi do të zhvillohet në orën 18:00, në stadiumin Illovszky Rudolf të Budapestit, në Hungari. Edhe pse Bjellorusia është skuadra pritëse, ndeshja do të luhet në fushë neutrale dhe pa praninë e tifozëve, për shkak të sanksioneve të UEFA-s.
Trajneri Maran dhe Kristjan Asllani në konferencë.


