SHKODËR- Paraditen e së martës, në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër, në momentin që qytetari Enea Buzukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e vendosur në automjet.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 38-vjeçari, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Enea Buzukja është me detyrë specialist i monitorimit të Hetimi Tatimor, në rajonin e veriut.
Gjatë hetimeve, Policia ka gjetur një automjet i djegur në fshatin Dragoç të Postribës, i cili dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al

