Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mrekullia në familjen Vojkollari/ Kryeministri Rama: Mbështetja me bonusin e bebes vijon

schedule08:43 - 27 Tetor, 2025

schedule 08:43 - 27 Tetor, 2025

SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë në rrjetin sociale “Facebook” rastin e familjes Vojkollari, e cila u bekua me katërnjakë, në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Çifti Rozeta dhe Geraldo Vojkollari sollën në jetë katërnjakë, pas një shtatzënie natyrale.

Shefi i qeverisë pohon se mbështetja me bonusin e bebes vijon.

“Me lumturinë e familjes Vojkollari, të bekuar katërfish me ardhjen në jetë të Roal, Alroa, Roar dhe Auro në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, ku sigurisht mbështetja me bonusin e bebes vijon”, shkruan Rama.

Që prej vitit 2019, qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijojnë zbatimin e programit të bonusit të bebes, nga i cili kanë përfituar rreth 227 mijë familje.

Bazuar në skemën aktuale, bonusi i bebes përfitohet nga familjet, të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.

Konkretisht, përfitim financiar është në masën 40 000 lekë për lindjen e fëmijës së parë, 80 000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!