Inxhinierët i kërkojnë qeverisë te ngre Autoritetin Teknik të Rindërtimit pjesë e të cilit të jenë specialiste të fushës. Ky ent sipas tyre duhet të përgatisë metodologjinë për të riparuar godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shumë banesa e pallate në Tiranë, Durrës dhe Lezhë pas tërmetit të 26 nëntorit janë shpallur të pabanueshme.
Një pjesë duhen ndërtuar nga e para e të tjera kanë nevojë për riparime.
Shoqata e Inxhiniereve Shqiptar për këto të fundit i kërkon qeverisë të ngre Autoritetin Teknik të Rindërtimit.
Një ent ky që të miratojë metodologjinë e riparimit.
“Janë çarë të gjitha muret e Tiranës, Durrësit, si do të riparohet kjo. Kur do të merret një përgjigje se cila do të jetë metodologjia e riparimit. Nuk kemi në Shqipëri një institucion që të marrë një vendim në këto kushte, na mungon urdhri i Inxhinierit”, deklaruan inxhinierët.
Ndërkohë një tjetër sugjerim vjen për legjislacionin në fuqi.
“Përmirësimi i parametrave sizmikë që i mbështet kodit aktual në fuqi. Eurokodi kërkon të jetë i plotësuar me të gjitha anekset e pa miratuara”, shprehen inxhinierët.
Inxhinieret shprehen se kanë dalë në këto përfundime pas inspektimit të situatës në terren./abcnews.al