Marsel Margjoni, Henri Ismaili dhe Pietro Gega, janë arrestuar nga policia pasi lëviznin me armë të ftohta në automjet si edhe lëndë narkotike.
Të rinjtë tentuan që t’i shmangeshin kontrollit të policisë, por u kapën në flagrancë gjatë ndjekjes nga autoritetet.
Nga autoritetet u sekuestrua lënda narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë (thikë), municion luftarak dhe një automjet.

