Partizani dhe Teuta do të luajnë me nga një lojtar më pak, pasi ka pasur tension në fushën e lojës dhe dy prej lojtarëve u ndëshkuan me kartonë të kuq. Fabio Beqja dhe William Cordeiro ishin protagonistë, teksa u përplasën mes tyre.
U deshën të ndërhynin stafet e të dyja ekipeve, që u munduan të qetësojnë lojtarët. Veç atyre në fushë, me karton të kuq u ndëshkuan edhe Deian Boldor dhe Amer Duka. Rumuni u kap me Beqjan dhe më pas ishte Duka që shkoi drejt lojtarit të Partizanit. Arbitri i ndeshjes ka parë gjithçka dhe i ka nëshkuar të dy. /abcnews.al