Ditën e djeshme, 9 tetor, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Analisti Frrok Çupi në “News Line” në ABC News tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të dalë me dekret për zgjedhjet. Sipas tij Kushtetuesja ka ngarkesë politike të disa anshme, gjë që ka ndikuar në vendimet dhe autoritetin e saj.
Në analizën e tij Çupi e konsideroi pezullimin e zgjedhjeve për Tiranën si diçka të rrezikshme e cila do të ketë pasoja për demokracinë. Ai u shpreh me bindje se më datën 9 nëntor, Tirana duhet të hyjë në zgjedhje.
“Është një situatë që tregon se demokracia funksionon. Ndodhemi në një lloj “qefulli” që do të shikojmë se si do dalë, për të dalë do të duhej një shkelje ligjore administrative për të dalë. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të dëgjojë ankimuesin, Veliajn, para se të dalë në vendime. Duhet të kishte dalë më herët. Është e kotë që kërkon t’i japë autoritete vetes, me shkeljen e ligjit. Nuk vendosin prioritet vendin. Kjo e ka dëmtuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.
Në datën 31 do të ndodhë në pozitën që nuk mund të bëjë dekrete për zgjedhjet. Konflikti është shumë fals, ka krijuar kolaps. Dekreti i Presidentit është trup, organizëm është shumë qesharake të mos them që është tragjike që ta ndash në pjesë. Gjykata Kushtetuese ka ngarkesa politike të disa anshme, është e ndarë në grupe-grupe. Kjo është arsyeja që nuk po jep për rezultat. Jemi në një lloj kolapsi që në këtë rast kulmoi me Gjykatën Kushtetuese, ky është një problem shumë i madh për të drejtën.
Jemi para një rreziku që nëse fitojnë njerëzit antiligj, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë të ligjit të së drejtës. Celibashi sot ishte nervoz, i irrituar. Tregoi maksimalisht mungesë tolerance ligjore në arsyetimin ligjore, sepse nuk mund të anulosh çdo veprimtari. Duhet të marrim parasysh që ai dekret duhet të zbatohet patjetër në datën. Mendoj se duhet të ketë zgjedhje, sepse do të ishte një goditje për themelet e demokracisë”, tha analistin Frrok Çupi./abcnews.al

