Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja pjesëton dekretin për gjashtë/ Vendimi pezullon vetëm pjesën e zgjedhjeve për Tiranën

schedule14:18 - 9 Tetor, 2025

schedule 14:18 - 9 Tetor, 2025

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë një të gjashtën e dekretit e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme vetëm të Bashkisë së Tiranë. Vendimi ka qenë unanim nga ana e trupës së gjyqtarëve kushtetues, ndërsa është vendosur shqyrtimi në themel të padive të Veliajt, më 31 tetor.

“Pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë”

Ky vendim sipas Gjykatës kushtetuese nuk prek zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera. Në datën 9 nëntor qytetarët e Bashkisë së Vlorës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut dhe të Matit, do I drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur krerët e qyteteve të tyre të deri zgjedhjet e ardhshme të rregullta, të 2027.

Ndërsa për Bashkinë Tiranë pritet vendimi i fund tetorit, kur çështja Erion Veliaj do të shqyrtohet në themel dhe Gjykata Kushtetuese do të vendos, nëse shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave ishte apo jo i ligjshëm.

Ky vendim do vendosë nëse do të ketë apo jo zgjedhjet të pjesshme në Tiranë, por edhe në rast se Kushtetuesja rrëzon padinë e Veliajt, mbajtja e zgjedhjeve në kryeqytet në 9 nëntor është në pikëpyetje serioze.

KQZ ende nuk ka miratuar projektvendimin e Celibashit, i cili u bllokua në Komision Rregullator nga perfaqesuesit e PD.

Vendimi është në Kolegj në datën 13 tetor, por problem është data e shqyrtimit nga kushtetuesja në 31 tetor.

KQZ është në kufijtë e pamundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve në tiranë në 9 nëntor, pas një vendimi te paprecedentë të enjten për pezullimin e një të gjashtës së një dekreti presidencial.

Vendimi i Kushtetueses, pati relatore Sonila Betjajn dhe mban dhe firmën e kryetares Holta Zaçaj, të dyja këto anëtare në ikje, nga gjykata me e lartë në vend.

Presidenca reagoi më vonë, duke thënë theksuar se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetues për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në bashkinë e Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!