Inflacioni i është rikthyer një rritjeje të lehtë gjatë shtatorit Sipas INSTAT Indeksi i Çmimeve të Konsumit rezultoi 2,4 % nga 2.3% që ishte një muaj më parë. Ndikim kryesor duket se kanë dhënë grupi i arsimit dhe qiratë. Kjo lidhet me faktin se gjatë shtatorit në vend ka nisur viti i ri shkollor por edhe përgatitjet për në universitete. Sipas INSTAT Krahasuar me muajin Gusht 2025, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” shënoi rritje me 2 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1, % e më pas “Ushqime dhe pije joalkoolike”. Ndërkohë çmimet e grupit “Transporti” kanë vijuar që të pësojnë ulje.
Vetëm pak javë më parë Banka e Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit në 2.5 % si një masë kjo për të stabilizuar nivelin e çmimeve në vend ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës ky nivel u la i pandryshuar.
Ndërkohë që pritshmëritë janë që niveli i inflacionit do të kthehet në objektivin prej 3% në fillim të vitit të ardhshëm. Banka Qendrore ka paralajmëruar se vendimmarrja për politikën monetare do të varet nga ecuria e treguesve në muajt në vijim./abcnews.al

