Papunësia ka vijuar uljen në Shqiperi. Sipas të dhënave të INSTAT, tregu i punës është përmirësuar në fund të qershorit ndërsa papunësia regjistroi nivelin 8.3% nga 8.6% që ishte një vit më parë.
Po ashtu papunësia është ulur edhe nëse e krahasojmë me tremujorin e parë .
Ndikimin kryesor në uljen e papunësisë e ka dhënë sidomos sektori i shërbimeve i cili lidhet direkt me turizmin. Ky sektor vijon të konfirmohet një prej shtyllave kryesore të ekonomisë shqiptare.
Shërbimet kanë vijuar të zgjerojnë punësimin, duke regjistruar një rritje prej 4.2% në një vit. Nëse krahasimi bëhet me tremujorin e mëparshëm, shërbimet kanë udhëhequr rritjen, me 1.8%.
Ndërkohë që sektorët e tjerë si bujqësia dhe industria kanë pasur rënie të numrit të punësuarve.
Po ashtu, sipas INSTAT edhe pagat kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë.
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në vend ishte mbi 92. Mijë lekë. duke u rritur me 9,8 %.
Aktivitetet ekonomike me pagë më të lartë se mesatarja kombëtare janë: Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, të cilët marin një pagesë prej 187.2 mijë lekësh ndjekur nga Informacioni dhe Komunikacioni, me pagë mesatare 143.5 mijë lekë. Rritja më e lartë e pagës mesatare është shënuar në aktivitetin “Ndërtim”, me mbi 22 % e lidhur kjo edhe me aksionin e administratës tatimore për uljen e nëndeklarimit të pagës./abcnews.al

