Partia Socialiste do të ketë të njëjtën mbështetje në zgjedhjet lokale siç pati në Fier. Duke kujtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në Fier, zv.kryeministrja Belinda Balluku thotë se fitorja do të jetë e njëjtë në të gjitha bashkitë ku do të bëhen zgjedhjet e pjesshme lokale.
Deklaratat i bëri nga Fieri, ku drejtuesja politike e socialistëve për këtë qark zyrtarizoi emërimet e reja në bashki. Duke iu referuar procesit për riorganizimin e administratës vendore, zv kryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e qarkut te Fierit, tha se është punuar shumë duke bërë që qytetarët të rrisin pritshmëritë ndaj pushtetit vendor.
Katër nënkryëtarët e rinj të bashkisë së Fierit janë Nusret Avdullai, Mirela Pitushi, Erald Qirio dhe Mariglen Hoxha.
Bashkia e Fierit ka tashmë një strukturë të re organizative me krijimin për herë të parë të drejtorive të përgjithshme
/abcnews.al

