Taulant Balla: “E konstatoj me keqardhje që deputeti i ri i Kuvendit të Shqiqërisë , Lulzim Basha, nuk di të bëjë ndryshimin ndërmjet rregullores së Kuvendit dhe ligjit”.
Dhe për ta sqaruar se Kuvendi po reflekton ndryshimet kushtetuese në rregulloren e vet, kreu i grupit parlamentar socialist merr një për një të gjitha ndryshimet e propozuara. Ndërmjet të cilave është edhe neni 118 i rregullores së Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit.
Taulant Balla: “Vendimi thotë Kushtetuta merret me vendim të hapur. E merr Kushtetuta këtë Lulzim? Ja ku është! Kushtetuta thotë vendimi, rasti i fundit i Kuvendit të Shqipërisë, ku rregullorja e vjetër e Kuvendit thoshte se votimi merret në mënyrë të fshehtë. Kushtetuta thotë votimi merret në mënyrë të fshehtë! Tani ne nenin do ta linim siç ishte apo siç kemi bërë 140 deputetë para një viti”?
Jo vetëm Kushtetutës por edhe kodit të procedurës penale i referohet partia socialiste për ndryshimet e propozura.
Taulant Balla: “Në këtë procedurë Këshilli i Mandateve respekton procedurën e respektuar në Kodin e Procedurës Penale, neni 288, amendim i vitit 2017”.
Taulant Balla e pranon dhe vetë që duheshin bërë më herët këto reflektime të Kushtetutës.
Taulant Balla: “Nevojën për një rishikim të rregullores së Kuvendit e kam ndarë edhe me kolegun Spaho prej disa muajsh, për të ndryshuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë në disa dimensione”.
Ai i kërkon partisë demokratike të votojnë ashtu sic bënë në shtator të vitit të kaluar kur i përfunduan brenda dy orëve ndryshimet në rregullore.
Taulant Balla: “Me kërkesë të Lulzim Bashës, në thyerje të gjithë procedurave parlamentare në muajin Shtator kemi ndryshuar rregulloren e kuvendit të Shqipërisë për shkak të një nevoje të brendshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe sigurisht që e ndryshuam rregulloren brenda dy orësh”./abcnews.al