Tirana fiton derbin e kryeqytetit duke mundur 3-0 rivalët e përjetshëm të Partizanit. Një sukses i rëndësishëm për bardheblutë, që mund të ndryshojë rrjedhën e sezonit që deri përpara sfidës ishte një dështim i vërtetë.
Krejt i ndryshëm diskutimi për Partizanin, që zhytet më thellë në krizë.
Fitorja e Tiranës u gatua që në pjesën e parë. Në fillim Falaje dhe më pas Pacacias me 11 metërsh i lejuan bardhebluve të kthehen me epërsinë e dyfishtë në dhomat e zhveshjes.
Pas pushimit, Tabeku vulosi fitoren e Tiranës me shifrat 3-0, po aq sa në derbin e fundit të sezonit të kaluar.
Ky sukses i ngjit 26 herë kampionët e Shqipërisë në kuotën e pesë pikëve. Shumë pak, por ky derbi mund të jetë një pikë kthese për të gjithë sezonin./abcnews.al

