Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimet, Rama: Kush kalon lejen në masën mbi 10 përqind, konfiskohet i gjithë objekti

schedule12:06 - 3 Tetor, 2025

schedule 12:06 - 3 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se me paketën e re ligjore për ndërtime pa leje, do të ketë masa për ndërtuesit.

Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se kush kalon lejen në masën 10 përqind të ndërtimit, do t’i konfiskohet i gjithë objekti.

Sipas Ramës, këto objekte do të përdoren për zyra shteti, apo për interes social.

“Ka një parashikim detyrues për lejen e ndërtimit për objektet redizenciale që duhet të përfshihen hapësirat për fëmijët. Kam parasysh hapësira të brendshme për fëmijët. Kemi parashikuar rrregulla të qarta për konfiskim. Çdo ndërtim që do shkelë lejen në masën mbi 2 përqind, do të konfiskohet për interes publik, apo për interes social. Nga ana tjetër, kemi bërë edhe një dallim. Deri në masën 10 përqind, konfiskohet ajo shtesë, edhe përdoret ajo sipërfaqe. Mbi masën 10 përqind, konfiskohet totalisht ndërtimi. Ky ishte një tjetër bllok i risive. Dhe ky bllok pastaj vazhdon me disa problematika të tjera që janë punime të filluara dhe të papërfunduara, për të cilat ka përfunduar afati i lejes prej 5 vitesh. Këto do prishen, do konfiskohen apo do përfundohen në rast se do shfaqet dikushi që i la në atë gjendje dhe do ketë garanci se do i përfundojë.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!