Merkato e janarit është më afër se kurrë dhe duket se klubi i Ajax i ka hedhur ‘benzinë’ zjarrit që pritet të fillojë shumë shpejt. Holandezët kanë postuar në ‘Instagram’ një foto të një pate të artë në stadiumin e tyre ‘Johan Cruijff ArenA’.
Tifozët kanë vërshuar në komente në postimin e klubit, duke shfrenuar fantazinë për një transferim të Patos në Amsterdam. Tifozët nuk shkruajnë pa arsye sepse nofka e sulmuesit brazilian është pikërisht ‘Patoku’.
Sipas tyre postimi ka vetëm një kuptim, transferimi i Patos tek Ajaxi. Momentalisht 30-vjeçari ndodhet në vendlindjen e tij, ku po pret fillimin e kampionatit brazilian. Ai vazhdon të jetë pjesë e Sao Paulo, pas mbylljes së aventurës në Kinë. /abcnews.al