Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Makina përplas për vdekje 23 vjeçarin në Fushë-Krujë

schedule10:40 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 10:40 - 17 Dhjetor, 2019

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Një mjet tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin  A.M., 23 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se i riu ka marrë plagë në kokë. Pas përplasjes 23-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se i riu ishte punonjës i një servisi aty pranë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.12.2019, në Larushk, Krujë, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të  aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!