Një ditëpas shkarkimit të Erjon Veliajt nga Këshilli Bashkiak, vendimi i këtij organi ka mbërritur në zyrën e kryeminitsrit.
Tani pritet firma e Ramës mbi dokumentin për shkarkimin nga detyra të kreut të Bashkisë së kryeqytetit. Kryeministri nisi ndërkohë lëvizjet dhe përgatitjet për zgjedhjet e reja në Tiranë.
Shefi i qeverisë ka pritur sot në kryeministri Ogerta Manastirliun, të cilën dy javë më parë e lancoi si kandidaten socialiste për kryebashkiake si dhe nënkryetaret e Bashkisë.
Pasdite kryeministri pritet të takojë po për të njëjtën çështje, deputetë të Tiranës dhe ministra./abcnews.al

