Policia e Tiranës ka arrestuar personin që i vendosi eksploziv makinës së një biznesmeni në datë 30 nëntor te Liqeni i Thatë në kryeqytet. Autori i dyshuar i ngjarjes është Klajdi Gjeçi 31 vjeç, i cili njihet edhe si miku i Emiljano Shullazit.
Policia e Tiranës dyshon se Klajdi Gjeçi është autori i vendosjes së eksplozivit makinës së një biznesmeni më datë 30 nëntor të 2017, pranë zonës së Liqenit të Thatë.
Ky është momenti i shoqërimit të 31-vjeçarit në drejtorinë e policisë së kryeqytetit.
Gjeçi sipas efektivëve blu i kishte vendosur rreth 300 gr tritol lëndë shpërthyese automjetit tip “Pasat” në pronësi të Ndok Rajta 42-vjeç, administrator i një firme e inertesh.
Gjatë fazes së marrjes në pyetje biznesmeni kishte deklaruar se nuk kishte konklikte me askënd dhe dyshonte se ngjarja mund të lidhej për shkak të konkurencës në fushën e ndërtimit. Për policinë e Tiranës Klajdi Gjeçi ka qenë edhe më pare person me rokorde kriminale.
Burime nga uniformat blu pohojnë se i riu ka një lidhje me pjestarët e tjerë të grupit kriminal të drejtuar nga Emiljano Shullazit.
Më parë Gjeçi ka qenë i dënuar për dy vepra penale “armëmbajtje pa leje” në vitin 2012 dhe “plagosje e rëndë” në vitin 2015. Por në të dyja këto raste Gjeçi është lënë i lirë nga gjykata pasi dëshmitarët ishin tërhequr në fazën e gjykimit./abcnews.al