Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia nuk është më ‘mashë’ e interesave të pushtetit politik”/ Rama: Do të vazhdojmë të përmirësojmë standardet!

schedule11:44 - 20 Shtator, 2025

schedule 11:44 - 20 Shtator, 2025

Kryeministri Rama ka prezantuar edhe ministrin e ri Besfort Lamallari si ministër i Drejtësisë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Besfort Lamallari zëvendëson Ulsi Manjën në krye të dikasterit.

Kryeministri gjatë fjalës së tij nënvizoi se drejtësia është një ndër shtyllat e rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian.

“Nuk është e thjeshtë të rritet e të marrë formë krijesa e një drejtësia të pavarur në një shtrat të përgjakur, të një drejtësie që ka qenë mashë e interesave të pushtetit politik. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe nuk ndryshojmë në këtë pikë. Jemi të detyruar që këto lloj dhimbjesh që ndryshe nga ju flas për shërbimin civil na i bie t’i përjetojmë si pjesë e qënies tonë politike. Qoftë kur dikush ndër ne mëkaton për përfitime të paligjshme apo qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur, ne nuk kemi zgjidhje tjetër, asnjë rrugë tjetër. Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë standardet, gjë që materializohet në punën e madhe që e pret Ministrinë e Drejtësisë. Ka ardhur koha që të rishikohen me themel, edhe pse e çmoj punën e ministrit në garantimin e një hapësire ku qeveria është një nga shumë palët, ndërkohë që shkruesit e draftit të kodit janë profesorë dhe ekspertë të nderuar të Drejtës Penale. Ministria ka një barrë në procesin e negociatave të anëtarësimit dhe në krye të saj vjen një ndër negociatorët më të dalluar. Ministria  e Drejtësisë ka sfida të tjera…”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!