Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK/ Nura: Rikthimi i Thaçit në Kosovë do të ishte një alternativë politike

schedule18:32 - 15 Shtator, 2025

schedule 18:32 - 15 Shtator, 2025

Ditën e sotme, më 15 shtator, në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur një fazë e re e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, me fillimin e paraqitjes së provave nga pala mbrojtëse. Dëshmitari i parë i thirrur ishte ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, në mbështetje të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo seancë vjen vetëm një ditë pas një proteste masive të mbajtur në Hagë, ku mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën pranë selisë së Dhomave të Specializuara për të shprehur solidaritetin me liderët e akuzuar të UÇK-së.

Analisti Artur Nura, në një prononcim për “Tirana Live” në ABC Neës, theksoi se po vërehet një ndryshim i qasjes në Hagë, me ndikime të reja që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.

Ai vlerësoi se dëshmitë që vijnë nga SHBA dhe diaspora mund të theksojnë dimensionin politik të çështjes dhe të çojnë drejt përshpejtimit të procedurave. Sipas Nurës, një vendim pozitiv nga Haga jo vetëm që do të ndikonte në skenën politike të Kosovës, duke hapur rrugë për zgjedhje të parakohshme, por mund të shkaktonte ndryshime të rëndësishme edhe përtej kufijve të saj, përfshirë edhe Serbinë.

“Tashmë po nis një fokus i ri në institucionin e Hagës. Ka funksionuar më parë edhe me forca të tjera, me ndikime të tjera përfshirë edhe Serbinë. Kurse tani është era e Uashingtonit dhe administratës Trump. Rikthimi i Thaçit në Kosovë do të ishte një alternativë politike. Nëse do të kemi zhvillime që do e shkurtojnë procedurën. Në këtë proces disa vjeçar shtëpia e verdhë nuk u diskutua fare. Kjo do të thotë që i ka rënë thelbi kësaj beteje juridike, duke u parë me dëshmitë që vijnë nga SHBA dhe diaspora. Kemi një lëvizje popullore në një vend europian, që janë në mbështetje të këtyre liderëve botërorë. Kjo mund të sjellë procedura të përshpejtuara në Gjykatën e Hagës dhe pse jo të kemi përgjigje pozitive. Trump po bën disa gjëra të mëdha, po shuan konflikte, po bashkon shtetet. Ne kemi zgjedhjet lokale në Kosovë, nëse do të ketë rezultate pozitive nga Haga do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme dhe një hartë të re të politikës në Kosovës. Vendimi që do të marrë Gjykata e Hagës do të sjellë ndryshime edhe jashtë Kosovës, madje edhe në Serbi”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!