Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria do superkupën e Europës 2028/ Presidenti Duka e kryeministri Rama, kërkesë zyrtare në UEFA

schedule15:05 - 13 Shtator, 2025

schedule 15:05 - 13 Shtator, 2025

Duhej të ishte thjesht një darkë për mirupafshim.

Federata Shqiptare e Futbollit shtroi banketin tradicional për të përcjellë miqtë nga UEFA, të cilët mbajtën në Tiranë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, por aty u bë një kërkesë me të vërtetë e madhe.

Në prani të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, dhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që ishte I ftuar I nderit, Shqipëria kërkoi nga UEFA një finale të rëndësishme, siç e tha fillimisht Duka.



“Falë mbështetjes së madhe të qeverisë sonë, veçanërisht të kryeministrit dhe të partnerëve ndërkombëtarë në UEFA e FIFA, kemi ndërtuar infrastrukturë moderne, që përfshin stadiumin tonë kombëtar në Tiranë që priti finalen e Ligës së Konferencës në 2022 dhe Kampionatin Europian U17 këtë vit. Ndihemi krenarë për mundësinë që UEFA na ka dhënë për të organizuar bashkarisht me Serbinë Kampionatin Europian U21 në 2027. Kjo do të jetë ngjarja më e madhe e futbollit e organizuar ndonjëherë nga Shqipëria. Kjo është gjithashtu mundësi për të treguar se futbolli mund të afrojë kombet. Të mbështetur nga qeveria dhe autoritetet tona vendore, jemi plotësisht të përgatitur për të pritur aktivitete më të mëdha në të ardhmen. Imagjinoni, finalja e Superkupës Europiane në Tiranë”.

Rama propozoi një marrëveshje, si dhe caktoi një datë për të organizuar finalen e Superkupës së Europës, vitin 2028.

“Jam gjithmonë I nderuar që marr pjesë në takime të tilla. Presidenti Duka foli për ambicien që kemi së bashku për ta bërë presidentin Çeferin që të kthehet këtu bashkë me disa prej jush në një tjetër finale. Kërkuam Superkupën e Europës, kështu që le të bëjmë një marrëveshje. Nëse kemi Samitin e NATO-s dhe gjithçka shkon shumë mirë, e siguria do të jetë e lartë, ju do të sillni në 2028 finalen e Superkupës. Mendoj se është një marrëveshje e drejtë dhe jam I sigurt se në të majtë e në të djathtë të tryezës keni mbështetje për këtë ide”.

Kreu I UEFA-s, Çeferin, nuk është se premtoi se kjo do të realizohet, duke ua lënë në dorë organeve kompetente në organizatë dhe vendeve anëtare, por besohet se ekziston sensi I mirë, dhe në mos në 2028, por në një vit tjetër, Superkupa e Europës do të vijë në kryeqytetin shqiptar.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!