Shorti i Europa League është hedhur në Nyon të Zvicrës dhe faza e 1/32-ve pritet të jetë mjaft interesante, duke parë emrat e klubeve që janë kualifikuar në këtë fazë të këtij kompeticioni. Anglezët e Wolves do të përballen me Espanyol, kurse Sporting Lisbone me turqit e Istanbul Basaksehir. Getafe gjithashtu e kaloi fazën e grupeve dhe tani gjen si kundërshtar Ajax.
Bayer Leverkusen ndeshet me Porto, një takim mjaft interesant. Danezët e Copenhagen sfidojnë Celtic, kurse qipriotët e APOEL kundër Baselit të Taulant Xhakës dhe Edon Zhegrovës. Cluj gjithashtu ka bërë mirë në grupe, por tani ka një sfidë të vështirë me spanjollët e Sevilla, specialistë të këtij kompeticioni.
Olympiacos do të sfidojë anglezët e Arsenal, kurse AZ Alkmaar ka përballë austriakët e LASK, që befasuan në fazën e grupeve. Club Brugge, që nuk mundi të kualifikohej në Champions, gjen Manchester United. Bullgarët e Ludogorets kanë një mision të pamundur, pasi Interi është kundërshtari i tyre. Interesant edhe takimi Salzburg-Frankfurt, sikurse Shaktar-Benfica. Roma ka rival belg, skuadrën e Gent. Rangers-Braga dhe Wolfsburg-Malmo janë dy takimet e tjera.
RREGULLAT – Ndeshjet e fazës së 1/32-ve, në Europa League, do të zhvillohen më 20 dhe 27 shkurt. Sa i takon rregullores, as në këtë kompeticion nuk lejohej që në këtë fazë të përballen ekipe të të njëjtit kampionat mes tyre, apo ato klube që garuan në fazën e grupeve këtë sezon.
EKIPET E KUALIFIKUARA NË EUROPA LEAGUE
VAZO 1: Ajax, Arsenal, Basel, Benfica, Braga, Celtic, Espanyol, Gent, Internazionale Milano, İstanbul Başakşehir, LASK, Malmö, Manchester United, Porto, Salzburg, Sevilla
VAZO 2: APOEL, AZ Alkmaar, Bayer Leverkusen, CFR Cluj, Club Brugge, Copenhagen, Eintracht Frankfurt, Getafe, Ludogorets, Olympiacos, Rangers, Roma, Shakhtar Donetsk, Sporting CP, Wolfsburg, Wolves /abcnews.al