Në një intervistë për emisionin “Money Report” në ABC News, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi ka vënë në dukje disa zhvillime pozitive në tregun e punës në Shqipëri. Sipas saj, po vërehet një ulje e ndjeshme e papunësisë dhe e nivelit të emigracionit, ndërsa pagat kanë shënuar rritje të konsiderueshme, veçanërisht në sektorin e shërbimeve.
Një tjetër trend interesant, sipas Radonshiqit, është rikthimi i pensionistëve në tregun e punës, një zhvillim që ka ndikuar jo vetëm në përmirësimin e mirëqenies së tyre, por edhe në trajnimin e brezave të rinj të profesionistëve. Ajo thekson gjithashtu se biznesi privat është më i prirur të investojë në fuqinë punëtore vendase, për shkak të sfidave që sjell punësimi i të huajve, veçanërisht nga vendet e Botës së Tretë.
Në këtë kontekst, vihet re edhe një tendencë në rritje e investimeve nga emigrantët shqiptarë, të cilët përveç dërgesave për familjarët, po orientohen gjithnjë e më shumë drejt blerjes së pasurive të paluajtshme në atdhe.
“Kemi një ulje të papunësisë dhe të uljes së emigracionit. Kemi një rritje pagash, kemi dhe rikthim të pensionistëve në tregun e punës, i cili ka ndikuar jo vetëm në mirëqenien e tyre, por edhe në tregun e punës. Ky pensionist rikthehet në tregun e punës, edhe për trajtuar profesionistët e rinj. Ka një qasje pozitive, sektori i shërbimeve ka rritur ndjeshëm pagat.
Sektori privat e ka kuptuar që i kushton më par rritja e pagës së shqiptarëve, se sa marrja e punonjësve të huaj. Biznesi është i vetëdijshëm për sfidat që sjell marrja e punonjësve nga Bota e Tretë. Sektori i turizmit është sensitiv. Dërgesa e emigrantëve, shihet në dy aspekte. Së pari shkojnë për të ndihmuar prindërit dhe të afërmit e tyre. Vitet e fundit shikojmë tendencën e emigrantëve për të blerë prona dhe apartamente, një mënyrë për të investuar në Shqipëri”, tha ekspertja./abcnews.al

