Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreu i ri i SPAK/ Ambasadori i BE takon kreun e KLP: Do ndjekim procesin

schedule13:28 - 10 Shtator, 2025

schedule 13:28 - 10 Shtator, 2025

Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK.

“Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë  drejt Bashkimit Evropian” shkruan Gonzato në një postim në facebook ndërsa shton se delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

“KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”- thuhet më tej në postim

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!