Në përmbyllje të procesit të 11 majit, kreu i KQZ Ilijan Celibashi zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët.
Përtej cdo problematike, Celibashi u shpreh se këto zgjedhje ishin zgjedhje që i bën një vend kandidat për në BE, ndonëse opozita ka njoftuar se nuk i njeh ato.
“Çështja e integrimit është prioritet jo vetëm për qeverinë por edhe për kuvendin, por në kuadër të kësaj, unë vlerësoj se do të duhet të adresohen shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me aspektin administrative dhe të tjera.
Do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë e të vërtetë, partitë politike të rikonsiderojnë së pari, organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja partiake e këtyre komisioneve ka treguar se është dështim sa i përket administrimit profesional dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me financimin e partive. Ka nevojë për qartësi.” u shpreh Celibashi.
“Rregullat e sjelljes së institucioneve para zgjedhjeve, veçanërisht zgjedhjet e fundit, duhet të kemi një përcaktim të qartë. Të kemi të qarte kufirin mes detyrimit dhe të drejtes se tyre për të ushtruar veprimtarinë dhe kompetencën, me angazhimin e tyre, ndalimin për t’u angazhuar në veprimtari elektorale” shtoi kreu i KQZ.
/abcnews.al

