Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA vijon deportimin e azilkërkuesve rusë

schedule20:06 - 29 Gusht, 2025

schedule 20:06 - 29 Gusht, 2025

Më shumë se 60 migrantë dhe azilkërkues janë dëbuar nga SHBA-ja drejt Rusisë. Ky është një nga grupet më të mëdha të shtetasve rusë që janë dëbuar ilegalisht nga SHBA, të cilët janë dërguar në Rusi përmes Kajros.

Avioni, i shoqëruar nga shërbimet e sigurisë egjiptiane, ka zbritur në aeroportin Domodedovo.  Një rus është arrestuar, ndërsa të tjerët janë liruar, disa prej tyre janë vendosur nën kufizime udhëtimi.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, dëbimet e rusëve janë bërë të zakonshme gjatë presidencës së Donald Trump.

Një dëbim tjetër i madh ndodhi në muajin qershor, kur SHBA dërgoi rreth 40 persona të tjerë në Rusi.

Numri i fluturimeve për deportimin e emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara ka arritur një nivel rekord këtë vit. Sipas të dhënave të publikuara,  gjatë muajit korrik janë regjistruar 1214 fluturime deportimi, shifra më e lartë që nga viti 2020, kur filloi monitorimi i tillë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!